Gjergj Vyshka 20.01.2017 10:25
Turneu i tenisit botëror “Australian Open” ka regjistruar surprizën më të madhe, ndërsa eliminuar numri dy i Botës për meshkuj, Novak Xhokoviç. Në çimenton e parkut të Melburnit, numri dy i botës është dorëzuar përpara tenistit nga Uzbekistani, Denis Istomin, i cili pas katër orë e 54 minutash ka fituar 3-2 (7-6, 5-7, 2-6, 7-6, 6-4).
Ka përparuar Nadal, që ka mundur në tre sete qipriotin Bagdatis (6-3, 6-1, 6-3). Për femra është ndalur numri tre i botës Radvanska, e cila është dorëzuar përballë kroates Luçiç-Baroni, që e ka mundur 2-0 (6-3, 6-2). Ka ecur para Sibulkova, që ka mundur 2-0 Su Uei Hsieh (6-4, 7-6), si dhe Konta, që ka fituar 2-0 ndaj Osakës (6-4, 6-2).
Serena Uilliams ka likuiduar në dy sete Safarovën (6-3, 6-4). Për italianët është eliminuar Sara Errani, që në përballjen me Makarovën është tërhequr nga loja në setin e dytë në barazimin 3-3 për një problem muskulor në këmbën e djathtë. Po kështu ka ndodhur dhe tek meshkuj, ndërsa Fonjini ka humbur 2-3 me Benua Paire (6-7, 6-4, 3-6, 6-3, 3-6). E “Australian Open” mbyllet më 29 janar.