AlbanianSport.com 19.01.2017 17:55
ASNN – Ndryshe nga ç’ishte paralajmëruar në fillim të këtij muaji, italiani Marko Kalvani nuk do të jetë trajner i SIGAL Prishtinës.
Trajneri 53-vjeçar ka njoftuar zyrtarët e klubit bardhekaltër se, për shkak të disa arsyeve, i duhet të refuzojë kontratën që i iu ofruar e me të cilën ishte pajtuar parimisht.
Deri më tani, ai e kishte lënë në pritje SIGAL Prishtinën, pasi kishte kërkuar kohë për ta ndërprerë kontratën me një ekip në Itali.
Për disa ditë kishte qëndruar edhe për vizitë në Prishtinë për t’u njohur nga afër me punën dhe kushtet. Por, kjo vizitë ia ka ndryshuar mendjen italianit.