(Video) Kampioni Ymer Pampuri përcillet me nderime për në banesën e fundit

Share Button

AlbanianSport.com 19.01.2017 17:05

ASNN – Sporti shqiptar i ka dhënë lamtumirën e fundit, Ymer Pampurit. Ai është kampioni i vetëm botëror në vend. Në Olimpiadën e Berlinit, në 1972, ka thyer edhe rekordin  olimpik në stilin e forcës në peshëngritje. Ministria e Arsimit dhe Sportit i ka dhënë titullin “Mjeshtër i Madh”.

Kështu, Ymer Pampurit i është dhënë lamtumira e fundit të enjten. Homazhet në nder të figurës së shquar të sportit shqiptar, janë bërë në mjediset e Agjencisë së Shërbimeve të Sportit në Ish-Kompleksin Sportiv “Dinamo”. Familjarë, miq, bashkëkohës së Pampurit, përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Komitetit Olimpik Shqiptar, Federatës Shqiptare të Futbollit, sportistë e trajnerë të peshëngritjes, kanë nderuar kampionin botëror të shtangës.

Ymer Pampuri është sportisti i vetëm shqiptar që ka fituar titullin “kampion bote”. Në Olimpiadën e Berlinit në 29 gusht 1972, në stilin e forcës, në konkurrimin në peshën 60 kg, arrin të ngrejë 127.5 kg, duke vendosur rekord olimpik. Në të njëjtën kohë shpallet edhe kampion i botës.

Duhet kujtuar këtu se atë vit nuk u zhvilluar Kampionati Botëror i Peshëngritjes dhe, për këtë arsye, gara e Olimpiadës shërbeu edhe si Botëror i shtangës. Më pas, në shkëputje dhe shtytje, shqiptari shtatshkurtër renditet përkatësisht në vendin e 12-të dhe të 10-të. Në përfundim të konkurrimit në tregarësh, Ymer Pampuri renditet në vendin e 9-të.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh