AlbanianSport.com 19.01.2017 16:15
ASNN – Mançester Junajtid Unitedi është zyrtarisht klubi më i pasur në botë, duke parakaluar Realin e Madridit. Klubi ka gjeneruar sezonin e fundit më shumë të ardhura sesa ndonjë klub tjetër në botë, thuhet në raportin e kompanisë ndërkombëtare të auditimit, “Deloitte”. “Djajtë e kuq” kanë siguruar të të ardhura që kapin shifrën e 689 milionë eurove gjatë sezonit 2015-2016.
Rezultatet në fushën e blertë mund të mos kenë qenë ato që do të dëshironin tifozët, por jashtë saj, skuadra po fiton, madje shumë. Mançester Junajtid ka gjeneruar sezonin e fundit më shumë të ardhura sesa ndonjë klub tjetër në botë, thuhet në raportin e kompanisë ndërkombëtare të auditimit, “Deloitte”. Klubi anglez ka lënë prapa Realin e Madridit, e cila për 11 vjet ishte në vendin e parë të të ashtuquajturës “Ligë e Parave”.
“Djajtë e kuq” kanë siguruar të të ardhura që kapin shifrën e 689 milionë eurove gjatë sezonit 2015-2016. Nga këto, klubi anglez siguroi plot 100 milionë euro vetëm nga reklamat. Të ardhurat e kombinuara për 20 klubet më të pasura, janë rritur për 12 %, domethënë 7.4 miliardë euro, duke thyer rekord në këtë drejtim. Mançester Junajtid merr pozitën e parë si klubi më i pasur për herë të parë që prej sezonit 2003-2004.
Ndërkohë, Reali i Madridit ka zbritur në vendin e tretë, prapa rivales së përjetshme, Barcelonës, që tani mban vendin e dytë. Bajerni mban vendin e 4-t, para Mançester Sitit që është ngjitur në vendin e pestë. Paris SG-ja, Arsenali, Çellsi, Liverpuli dhe Juventusi plotësojnë 10-shen e parë.