Kukësi, Partizani & Tirana mbyllin faza përgatitore, kthehen në Shqipëri

Share Button

AlbanianSport.com 19.01.2017 09:35

ASNN – Përtej shtyrjes me një javë të kampionatit, faza përgatitore për skuadrat e Kategorisë Superiore është mbyllur. Mbrëmjen e së martës mbërritën në kryeqytet futbollistët dhe stafet teknike të Kukësit, Partizanit dhe Tiranës, për të vijuar përgatitjet për rinisjen e kampionatit. Duke folur edhe me petkun e kryesuesit dhe kampionit simbolik të dimrit, trajneri i Kukësit, Ernest Gjoka u shfaq i kënaqur me punën e bërë nga skuadra e tij dhe u shpreh se verilindorët janë kandidatë të fortë për titullin.

“Trajneri kërkon që të bëhet më e mira e mundshme, – ka thënë ai. – Sigurisht presidenti ka thënë atë që kemi bërë politikën e klubit. Ne mendojmë se Kukësi është një ekip shumë i fortë, që do të jetë në garë për titullin deri në momentin e fundit.” Ndërkaq, Partizani e zhvilloi këtë fazë përgatitore me emra të rinj në skuadër, të ardhur në merkaton e janarit, siç është edhe Cetkoviç. Për trajnerin Sulejman Starovën, blerja e këtij futbollisti rrit konkurrencën në skuadër.

“Partizani është një skuadër që i ka luajtur dy fazat e para dhe kushdo që vjen, e bën këtë për ta ndihmuar klubin, – ka thënë trajneri i të kuqve kryeqytetas. – Nuk është se po bëjmë ndonjë revolucion, thjesht shtohet konkurrenca në skuadër. Cetkoviçi nuk është më i mirë sesa ata që kemi, por është një lojtar i rëndësishëm që njeh kampionatin. Nuk është se këtu ka ardhur Van Persi.” Kurse Tirana është klubi që nuk ka bërë ende asnjë lëvizje në merkato.

Kjo padyshim e ka shqetësuar trajnerin Josa, i cili theksoi se do të vijojë punën me skuadrën e tij aktuale. “Personalisht nuk pres shumë, mund të tentoj të përmirësoj gjendjen e lojtarëve që janë aktualisht në përbërje të skuadrës, pastaj çfarëdo që të na dalë e mirë apo pozitive, themi se mund ta marrim”, – tha ai. Tirana udhëtoi në të njëjtin avion me Partizanin, duke krijuar një lloj “derbi” me “të kuqtë”, situatë për të cilën Josa lëshoi edhe një batutë. “Ne jemi miq me njëri-tjetrin”, – deklaroi Josa.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh