Rekodmeni olimpik, Ymer Pampuri, një kampion shqiptar i botës

Share Button

Gjergj Vyshka 19.01.2017 07:05

Kampioni i botës, rekordmeni olimpik më 1972-in, është ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare pas një ataku në zemër. Ymer Pampuri nuk është më në familjen e peshëngritjes shqiptare e të sportit shqiptar, ndërsa një atak në zemër dje në mëngjes, në moshën 73-vjeçare, e ka ndarë nga jeta. Vetëm tre vjet më parë, në një nga sallat e hotel “Tirana-Intenational”, i është festuar me madhështi 70-vjetori i lindjes këtij mjeshtri duke premtuar që këtu do të ishte edhe në 80, 90 apo 100 vjetorin e lindjes.

Por jeta e ka ndarë përgjithmonë nga njerëzi kampionin e botës, Ymer Pampuri. Mbi të gjitha rekordmenin olimpik në stilin e forcës në Lojërat Olimpike “Mynih 1972” me 127.5 kg. Ymer Pampuri ka lindur më 30 prill 1944 dhe karrierën si akrobat në cirkun e Tiranës përkrah një tjetër figure të peshëngritjes shqiptare si Telat Agolli. Më pas do të niste rrugën e peshëngritjes duke qenë sportist i 17 Nëntorit. Më 1972 ka konkurruar për Shqipërinë në Kampionatin Evropian të Rumanisë, atje ku ngriti 120 kg.

Kulmi ishte pjesëmarrja në Lojërat Olimpike “Mynih 1972”, ndërsa në moshën 27-vjeçare do të përmbyste japonezin Joshinobu Mijake duke i thyer rekordin olimpik në forcë me 127.5 kg. E jo vetëm kaq, por do të ishte “kampion bote” dhe rekordmen olimpik. Më 1981 lë karrierën si peshëngritës për t’u kthyer në cirk deri më 1994. Pas daljes në pension ka shërbyer si roje tek INIMA, por gjithmonë një figurë e nderuar e peshëngritjes shqiptare.

Nëse ka marrë pjesë në Lojërat Olimpike “Mynih 1972”, atje ku të gjithëve iu duk çmenduri objektivi për medalje e thyerje të rekordit, kjo ka ardhur pas firmës që ka marrë te neurologu Dr. Bajram Preza, që ishte i shëndoshë fizikisht dhe mendërisht. Për gjithçka që ka dhënë Ymer Pampuri është nderuar titullin “Mjeshtër i Madh i Punës” e më pas dhe trofe të tjerë. Madje më 2014-ën është nderuar dhe me medalje nga ndërkombëtarët.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh