FSHF / Emancipimi i stadiumeve, Duka: Vërejmë dy standarde tifozësh

Share Button

AlbanianSport.com 18.01.2017 20:40

ASNN – Organizmi që qeveris “topkëmbën” në vend, Federata Shqiptare e Futbollit organizoi këtë të mërkurë tryezën e debat-diskutimit në lidhje me emancipimin e stadiumeve. Në këtë tryezë, ku ishin pjesëmarrës gazetarë, politikanë, tifozë dhe përfaqësues të Federatës, u hodhën ide të ndryshme për afrimin e femrave në stadium duke identifikuar ofendimet tej masës si shkakun kryesor të prezencës së tyre të ulët aktualisht.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, përshëndeti panelin që iu bashkangjit nismës së FSHF. “Sot loja e futbollit është shumë e rëndësishme, është loja më e bukur në botë dhe këtë e vërtetojnë tregues të ndryshëm, – tha ai në këtë tryezë. – Ne kemi zgjedhur këtë temë sepse është shumë e rëndësishme. Kemi një ndarje të dukshme në dy pjesë, në futbollin ndërkombëtar dhe atë kombëtar. Kemi një stadium relativisht të emancipuar me prezencë femërore në ndeshjet ndërkombëtare, nga njëra anë.”

“Por, nga ana tjetër, kjo është më e pakët në ndeshjet kombëtare, – ka vijuar Duka. -Investimet dhe organizimi është diçka shumë e rëndësishme që ndikon, por këtu jemi për të folur për pjesën subjektive, atë që varet nga ne. Në një mjedis kryesisht mashkullor, duhet bërë më shumë për të mundësuar prezencë më të madhe të femrave në stadiume, jo vetëm për të mbushur stadiumet, por edhe sepse futbolli nuk u përket vetëm meshkujve, por është një sport për të gjithë.”

Gjatë bisedës, të ftuarit në panel kanë shkëmbyer edhe opinionet e tyre në lidhje me hapat që duhen ndërmarrë për të shtuar ritmin e pranisë së tifozeve femra në stadium.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh