AlbanianSport.com 18.01.2017 20:05
Gentian Cici, ndërkombëtari i basketbollit shqiptar, ka mbërritur në numrin 12 të ndeshjeve të tij në Ligën e Kampioneve.
Mbrëmë ai ka qenë gjyqtar i dytë në ndeshjen e grupit D, Tenerife-Sidigas Avelino 66-78 (28-17, 16-18, 8-18, 14-25).
Gjyqtar i parë i kësaj sfide ka qenë turku Murat Biriçik, kurse i 3-të serbi Aleksandar Glisiç.
Kësisoj me 12 ndeshje në Ligën e Kampioneve, 4 në “FIBA Europe Cup” dhe një në Euroligë për femra, Cici brenda një sezoni, duke mbetur një gjyqtar kontinental, ka arritur në 17 ndeshje për sezonin 2016-2017.