Gjergj Vyshka 18.01.2017 18:20
Në mënyrë të çuditshme, në fundin e pjesës së dytë, Karposh Sokolit i është shtuar një 3-pikësh. Në rezultatin 38-41 për maqedonasit, po aq sa ishin dhe llogaritë e të gjithëve atyre që mbanin pikët, vjen një shtesë në tabelë.
Që do të thotë se vijojnë problemet me tavolinën edhe kur ka ndeshje ndërkombëtare, por nga Federata Shqiptare e Basketbollit konfirmohet se ajo që mbahet në kompjuter, të cilën po e bënte inspektori Andi Koçi, është e saktë.
E megjithatë 3-pikëshi shtesë për Karposh Sokolin, ndonëse fati i ndeshjes nuk u var aty, krijoi probleme në Sallën Sportive “Fahrie Hoti”, një e metë kjo që duhet korrigjuar, të paktën në këtë nivel.