AlbanianSport.com 18.01.2017 17:10
ASNN – Pavarsisht diskutimeve të vazhdueshme dhe një realiteti të ri, me pranimin e Kosovës, në UEFA dhe FIFA, nuk ka ndryshim të politikave të rekrutimit nga Shqipëria. Kjo sepse Federata Shqiptare e Futbollit do të vijojë të ndjekë strategjinë e saj për të mirëpritur çdo lojtar me prejardhje shqiptare.
Presidenti Armand Duka tha se këtu nuk bëjë përjashtim edhe shqiptarët e Kosovës. “Dera është hapur të të gjithë, – ka thënë ai, duke folur për mediat pas tryezës së sotme “FSHF dhe Emancipimi në Stadiume. – Nuk ka marrëveshje me federatën e Kosovës, por mirëkuptim.”
Kreu i federatës foli edhe për ndihmësin e ri të trajnerit të Kombëtares, Xhovani De Biazi, por pa thënë emrin. Mediat italiane përmendën Marko Veronezen, ish-sulmuesin, i cili ishte pjesë e Modena ku trajnerin ishte De Biazi. “Zëvendës-trajneri i ri do të prezantohet të hënën”, – tha Duka.
“Postin e drejtorit teknik për momentin do ta mbulojë Sekretari i përgjithshëm, Ilir Shulku”, – shtoi ai. Presidenti Duka i bëri këto deklarata në një bisedë të hapur për emancipinim në stadiumet e futbollit, për ta bërë një vend të përshtatshëm edhe për femrat dhe familjet.