Gjergj Vyshka 18.01.2017 16:35
Në mesin e grupimit të tifozëve, “Tirona-Fanatiks”, ka qenë edhe futbollisti i Tiranës, Gentian Muça, i cili për shkak të dëmtimit në shpinë nuk ka shkuar me skuadrën në periudhën përgatitore në Antalia. Fundi i ndeshjes ka qenë një dëshirë e të gjithëve tifozëve për të dalë foto me Muçën.
Ndërkohë, në Sallën Sportive “Fahrie Hoti”, “Tirona-Fanatiks” kanë provuar ta ngjyrosin ndeshjen në nacionalizëm. Madje jo rrallë janë dëgjuar thirrje dhe kundër maqedonasve. Por duke qenë se Karposh Sokoli e kishte ndeshjen nën kontroll dhe po fitonte nuk është shqetësuar.
Në të vetmin moment që janë shqetësuar ka qenë fillimi i lojës, sepse pas shpinës së tyre në bankinë kanë qenë tifozë të Tiranës. Kërkesa për të zbrazur rreshtin e parë është zbatuar, ndërsa gjatë gjithë ndeshjes, pas stolit të Karposh Sokolit, kanë qëndruar policët e kompanisë “Breçani Security”, të cilët janë ndihmuar dhe forcat e rendit, që kanë pasur për shtesë dhe aty të ndërhyrjes së shpejtë, apo Shqiponjave.