AlbanianSport.com 18.01.2017 16:00
ASNN – Nga sa shihet, lufta mediatike mes shefit të klubit Vllaznia, Mark Kroqi dhe peshëngritësit, Erkand Qerimaj, ka nisur e ashpër. Deklaratat e mësipërme tregojnë se mes palëve pritet të ketë ballafaqime të mëtejshme.
Institucionalisht, drejtori Kroqi ka bërë të ditur se problemin abuziv të ekipit të peshëngritjes do ta analizojnë me strukturat zyrtare brenda klubit, ndërkohë që vete Qerimaj deklaron të kundërtën.
Madje shkon deri aty sa thotë që duhet të vijë Kontrolli i Lartë i shtetit për të verifikuar problemet që sipas tij ekzistojnë në funksionimin e klubit sportive Vllaznia. Kush ka të drejtë, Kroqi apo Qerimaj? Kjo duhet parë në vijim…