ASNN – Por nuk mbaron me kaq sepse Qerimaj, që duket se i është futur me ngulm dhe inat kësaj pune, vijon të gjurmojë, vijon të flasë dhe të përcjellë të tjera argument, madje edhe të shoqëruar edhe me foto dhe video nga problematika e vendit ku stërvitet ekipi i Vllaznisë në peshëngritje.
“Shoku Shef Mark Kroqi një përgjigje ndaj deklaratës tënde, – ka deklaruar Qerimaj. – Ti shpik që nuk kam marrë pjesë në aktivitetet ndërkombëtare për 2016, gjë e cila nuk është aspak e vërtetë, sepse unë kam marrë pjesë në Kampionatin Evropian në Norvegji dhe kam fakte për këtë, përfshi fotot e dokumentet, që dëshmojnë dhe e vërtetojnë këtë!”
“Jam fitues i Kupës së Shqipërisë dhe “Sportisti më i Mirë për 2016-ën”, – ka vijuar ai. -Për këtë, keni relacionin nga trajneri i Vllaznisë, Muhamet Tuzi, shoku shef! Me keni rënë në qafë pa të drejtë, shoku Mark Kroqi. E për korrektese, ja ku i keni dhe fotot e veprimtarive që unë kam marrë pjesë, ka edhe dokumente me të detajuara. shoku Mark!”