Gjergj Vyshka 18.01.2017 13:05
Menaxheri i përgjithshëm i Tiranës në basketboll për meshkuj, Anxhelo Koleka, ka treguar se kaq kanë qenë mundësitë e skuadrës. “Nuk mund të bënim më shumë”, – tha ai, duke folur pas ndeshjes.
“Ia kemi bërë “hyzmetin” deri në fund, ndërsa duhen falënderuar të gjithë për këtë paraqitje në Ligën Ballkanike, – ka vijuar administratori i koshit bardheblu. – Që nga lojtarët, trajneri, klubi me bordin, Bashkia e Tiranës.”
“Trajneri nuk e rrezikon pozicionin e tij. Tashmë na mbetet kampionati. Më vjen që janë duke u përforcuar skuadrat e tjera, por duhet të mendojmë që tani për sezonin e ardhshëm në Ligën Ballkanike”, – ka përfunduar Koleka.