Peshëngritje / Reagimi i Kroqit: E vërteta e palestrës dhe shtangës shkodrane

Share Button

Gaspër Marku 18.01.2017 12:30

I kontaktuar nga “Sport Ekspres”, që në fakt ishte e vetmja gazetës sportive që e pasqyroi në kohë reale shqetësimin e shfaqur nga peshëngritësi Qerimaj, drejtori Kroqi nuk parapëlqeu për momentin të fliste më gjatë për mediet rreth këtij problemi. Por disi më vonë ka zgjedhur dhe ai rrjetin social, “Facebook”-un për të dhënë sqarimet e duhura rreth kësaj çështje. “E vërteta mbi peshëngritjen!” – shkruan kreu i shumësportëshit shkodran.

“Vendi që stërvitet peshëngritja në Shkodër lë shumë për të dëshiruar, por është kërkuar nga trajneri pasi nuk kishte alternative tjetër për të zhvilluar stërvitjen, – ka vijuar ai. – Ama, Erkandi dhe disa sportistë të tjerë nuk janë stërvitur asnjë sekondë në këtë mjedis, pasi kanë marrë shtangat dhe janë sistemuar në mjedise të tjera! Është e vërtetë se Erkandi ka shumë medalje e histori në peshëngritjen shqiptare, por që të shpallesh në 10 sportistet e vitit duhet të marrësh pjesë në të gjitha veprimtaritë zyrtare që organizohen nga FSHP-ja brenda vendit, pse jo dhe jashtë.”

“Ai nuk ka marrë pjese në Kampionatin Kombëtar dhe as jashtë vendit në 2016, kështu që nuk është kualifikuar nga organizatorët e këtij evenimenti të përvitshëm, – ka theksuar Kroqi. – Si drejtues i klubit nuk mund t’i them “bravo” ekipit të peshëngritjes kur në veprimtarinë më të rëndësishme vjetore, në Kampionatin Kombëtar, merr pjesë vetëm me një sportist, përkundrazi …..!!!!!”. Por Kroqi ka shkuar dhe më tej për kushtet e këqija të peshëngritjes shkodrane.

“Arsyeja që sportistët stërviten në ato kushte mjerane është qeveria Shqiptare dhe FSHF, që ka shkatërruar të gjitha palestrat poshtë shkallëve të stadiumit dhe akoma nuk i kanë kthyer në gjendjen shumë komode të mëparshme, gjë të cilën e kanë detyrim ta bëjnë”, – ka përfunduar komenti i publikuar nga drejtori i klubit shumësportësh “Vllaznia”, Mark Krroqi në profilin e tij në “Facebook”.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh