ASNN – Për peshëngritësin Erkand Qerimaj, i cili ka qenë duke e ndjekur nga shtëpia e tij emisionin televiziv, deklaratat e drejtorit të klubit “Vllaznia”, Mark Kroqi, nuk përkuan me realitetin e asaj që sipas ekziston në sportin e peshëngritjes shkodrane. Ndaj, menjëherë, nuk ka hezituar të postojë këtë status në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”.
“Halet e Pallatit të Sportit ku stërvitet ekipi Vllaznia i Peshëngritjes, që po shkatërrohet për hir të mburrjeve false që reklamoni për publikun! – shkruan peshëngritësi i njohur shkodran. – Asnjë sportist nuk do të stërvitet në fëlliqësira! Mark Kroqi, shefi Klubit foli në TV sonte (dje) dhe tha që janë kushtet shumë të mira e kërkojmë rezultate e kjo në mënyrën më të pandershme.”
“Unë po i drejtohem me ndershmëri, a mban ndonjë përgjegjësi Mark Kroqi për shkrirjen e ekipit disa vite “kampion”! Për Vllazninë ky ështe turp dhe skandal! I ftoj të gjithë njerëzit ta shpërndajnë këtë skandal e ky sport që ka sjellë shumë fitore të mos shkatërrohet”, – ishin fjalët që Qerimaj kishte shkruan në “Facebook” vetëm pak minuta pas deklaratës së drejtpërdrejtë të Kroqit në TV.