ASNN – Ka mjaftuar një prononcim i drejtorit të klubit shumësportesh “Vllaznia”, Mark Krroqi, në një nga televizionet e Shkodrës në mbrëmjen e së hënës, që mes titullarit të klubit dhe peshëngritësit Erkan Qerimaj të fillojë një luftë mediatike. Shkak janë bërë deklaratat e Kroqit për sportin e peshëngritjes, ku, ndër të tjera, ka komentuar edhe problemet që e kanë shoqëruar këtë sport.
Probleme që për njëshin e klubit kuqeblu janë shqetësuese për institucionin që ai drejton dhe që për këtë arsye ka paralajmëruar se do të ketë një analizë konkrete brenda institucionit. “Ekipi i peshëngritjes është zhgënjimi më i madh i klubit “Vllaznia”, sepse nuk i janë përgjigjur absolutisht mbështetjes financiare që ka patur nga klubi”, – ka thënë kreu i shumësportëshit shkodran.
“Përkundrazi kanë abuzuar me të dhe ajo çfarë është më e keqja në garën e Kampionatit Kombëtar, pavarësisht se Federata Shqiptare e Peshëngritjes lajmëroi vetëm 3 javë përpara zhvillimit të garës, në këtë veprimtari mori pjesë vetëm me një sportist, – ka vijuar ai. Ky është një skandal i vërtetë për të cilin ne shumë shpejt do të reagojmë për të bërë analizën e kësaj situate.
Kështuështë shprehur ndër të tjera drejtori i klubit shumësportësh “Vllaznia”, Mark Krroqi, për peshëngritjen gjatë emisionit sportive në televizionin “Rozafa” të mbrëmjes të së hënës.