AlbanianSport.com 17.01.2017 12:20
ASNN – Për të afruar futbollistë të rinj në Kombëtaren shqiptare të Nën-21-vjeçarëve, trajneri Alban Bushi do të organizojë nga data 18, deri më 25 janar 2017 një grumbullim prove. Gjatë këtij grumbullimi, do të provohen lojtarë të rinj të cilët do të kenë mundësi të veshin më pas, fanellën kuqezi.
Kështu, përfaqësuesja shqiptare e grupmoshës deri në moshën 21 vjeç, që njihet ndryshe si “Shpresat”, do të kryejë një grumbullim përgatitor përpara nisjes së Eliminatoreve të Kampionatit Evropian të kësaj kategorie. Trajneri Alban Bushi, i cili, përpara një muaji mori drejtimin e kësaj kombëtareje do të bëjë grumbullim, për të parë futbollistë të rinj.
Futbollistë të cilët mund të jenë më pas, pjesë e skuadrës së Shpresave. Ky grumbullim bëhet në data jo të përcaktuara nga UEFA, ndaj disa nga lojtarët kryesorë të ekipit të Nën-21-vjeçarëve kuqezinj, nuk janë lejuar nga klubet që të vijnë. Nga futbollistët që do të grumbullohen nga data 18, deri më 25 janar, vetëm dy luajnë në kampionatin shqiptar.
Bëhet fjalë për Mario Dajsinanin e Partizanit dhe Ymer Shabën e Dinamos. Bushi tha në një konferencë shtypi, të mbajtur sot në mjediset e Federatës Shqiptare të Futbollit në kryeqytet, se ka planifikuar dhe do të nisë në Durrës ditën e mërkurë edhe një stazh që do të zgjasë disa ditë me futbollistë që luajnë kryesisht jashtë shtetit
Sipas trainerit, kjo kohë do të shërbejë për ndërtimin e boshtit të skuadrës. Sipas trajnerit, në këtë grumbullim janë thirrur vetëm ata lojtarë që janë lejuar për këtë periudhë të vijnë nga klubet e tyre. Pjesa më e madhe e të thërriturve janë nga Kosova, por bëjnë pjesë në këtë grup edhe futbollistë që kanë qenë kontigjent i Kombëtares së Nën-17-vjeçarëve.