Gjergj Vyshka 11.11.2014 07:55
Shkodranët kanë pasur dëshirë, por jo forcën për t’iu kundërvënë kryeqytetasve. Të besuarit e Ylli Tomorit kanë bërë testin e parë të kontrollit para arenës ndërkombëtare. Në setin e parë deri në pushimin teknik, ekuilibri është i madh, aq sa Studenti ka kryesuar vetëm me dy pikë diferencë, 12-10.
Më pas nis shkëputja, 14-10, 21-16 dhe 25-17. Më pas në të dytin është në fushën dhe Tukseferi e Kasa dhe gradualisht kampionët i kanë frenat e lojës në dorë. Pavarësisht disavantazhi 7-10 dhe 10-12, Studenti ia ka arritur që të barazojë në 15-15 dhe më pas të shkëputet derisa e ka fituar setin e dytë 25-21.
Atëherë kur pritej që Studenti ta mbyllte pastër ndeshjen 3-0 ka ardhur reagimi i Vllaznisë. Dy Qafarenat, Taflaj dhe Jukni i japin besim shkodranëve, të cilët e kanë pasur setin e tretë nën kontroll. 7-12, 7-13, 14-21, 18-21, 21-25. Në të fundit Studenti nuk ka ndërmend të lëshojë.
Skuadra e Tomorit duke kryesuar vazhdimisht 12-10, 14-10, 16-14, 22-18, ka marrë setin e katërt 25-19. Për t’u evidentuar një karton i verdhë për Qafarenën për protesta, por Studenti ka fituar qetësisht 3-1 ndaj Vllaznisë, duke nisur gradualisht përgatitjet për ndeshjen e dytë me hungarezët e Kaposvarit, të martën e ardhshme në ora 18:30
Studenti – Vllaznia 3-1
(25-17, 25-21, 21-25, 25-19)
Studenti: Çali, Rrashketa, Malaj, Qerraxhia, K. Martiro, Troka, Gorenxa (L) / Tukseferi, Kasa, Memia, L. Martiro. Trajner: Y. Tomorri
Vllaznia: Miloti, N. Qafarena, Taflaj, Jukni, Çekini, R. Kola (L), A. Qafarena / K. Kola, Daniku. Trajner: A. Kalaja
Gjyqtarë: E. Mujo, Ko. Gjoka (Tiranë)
Asistentë: R. Mujo, E. Papamihali (Tiranë)
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Meshkuj
Java e 5-të
(8-10 nëntor 2014)
Tirana – Skënderbeu 3-0
Elbasani – Teuta 1-3
Studenti – Vllaznia 3-1
Farka Volej pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
1. Tirana 4 4 0 12-2 12
2. Studenti 5 4 1 13-4 12
3. Teuta 5 3 2 9-9 9
4. Vllaznia 4 2 2 8-7 6
5. Farka Volej 4 2 2 7-6 6
6. Elbasani 4 0 4 2-12 0
7. Skënderbeu 4 0 4 1-12 0