AlbanianSport.com 17.01.2017 08:35
ASNN – Vllaznia e basketbollit për meshkuj ka bërë prezantimin e amerikanit të parë nga tre prej të cilëve kanë firmosur me kuqeblutë. Seth Xhekson shprehet se ka ardhur në Shkodër për të fituar titullin “kampion”.
“Jam shumë i lumtur që kam ardhur në Shkodër, – ka deklaruar amerikani. – Kam zgjedhur Vllazninë për të firmosur një kontratë sepse kam parë se është një skuadër cilësore dhe që 3 vitet e fundit ka fituar titullin “kampion”.”
“Në fakt, në Evropë, basketbolli është ndryshe nga Amerika, por shpresoj që të përshtatem shpejt këtu dhe t’i shërbej ekipit, – ka vijuar Xheksoni. – Patjetër që kam lexuar pak për Shkodrën e Vllazninë.”
“Dhe e di që janë qyteti e ekipi për të cilin duhet të krenohen gjithë shqiptarët. Jam këtu për të fituar titullin kampion dhe shpresoj ta realizojmë të gjithë bashkë”, – përfundoi Xheksoni.
Pas Xhekson në Shkodër ka mbërritur edhe amerikani i dytë Xhoshua Frilav. Tashmë pritet edhe ardhja e amerikanit të tretë, Derril Palmer, i cili ka firmosur me Vllazninë për t’u bashkuar kështu me pjesën tjetër të skuadrës.