Basketboll – Meshkuj / Tirana hap dyert për tifozët, hyrja falas në “Fahrie Hoti”

Share Button

Gjergj Vyshka 17.01.2017 07:05

Menaxheri i përgjithshëm i klubit shumësportesh bardheblu, Anxhelo Koleka: Është ndeshje e rëndësishme për ne, kemi thirrur dhe “Fanatiksat”, të cilët do të jenë të shumtë në “Fahrie Hoti”.” Tirana në ndeshjen e saj më të rëndësishme të Ligës Ballkanike të Basketbollit të Meshkujve ndaj maqedonasve të Karposh Sokoli 2000 ka vendosur të hapë dyert e Sallës Sportive “Fahrie Hoti” në kryeqytet. Ndryshe nga çfarë ka bërë në 4 ndeshjet e tjera, duke nisur që nga takimi me Trepça e Mitrovicës, Pejën, MKK Feni Industries dhe Sutjeskën.
Atje ku për të gjithë ka qenë një biletë hyrjeje kundrejt një shume prej 200 lekësh të rinj, këtë herë gjithçka do të jetë falas. Këtë e ka konfirmuar për gazetën “Sport Ekspres” menaxheri i përgjithshëm i klubit bardheblu, Anxhelo Koleka, ndërsa klubi që një javë më parë pati lajmëruar dhe ultrasit “Tirona Fanatics” për hyrje falas. “Ejani ta mundim të gjithë bashkë Karposh Sokolin”. Kjo është thirrja e Tiranës ndaj tifozëve bardheblu e në mënyrë të veçantë “Tirana-Fanatiks”. “Na mjafton një fitore me 5 pikë diferencë që ne të kalojmë në turin tjetër të Ligës Ballkanike”, – ka thënë Koleka.
Të gjithë bashkë ia arrijmë. Ndaj sa më shumë sot, ndërsa shpresojmë në një sallë sportive “Farie Hoti” të mbushur plot”, – ka shtuar Koleka, ndërsa Tirana është duke i dhënë dorën e fundit përgatitjeve për ndeshjen me maqedonasit sot në ora 19:00. Ndërkohë Koleka ka sqaruar dhe një herë çështjen e ardhjes së Robert Shestanit nga Teuta. “Është me huazim për dy ndeshjet e turit të parë të Ligës Ballkanike dhe me 26 janar do të kthehet tek Teuta”, ka theksuar ai, duke falënderuar presidentin e durrsakëve, Arqile Gorea, për këtë nder që i bëri me huazimin e Shestanit në Ligën Ballkanike.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh