Në mbyllje të bisedës me trajnerin Armando Cungu, atij i kërkohet dhe një mesazh nga Ulqini për të gjithë tifozët e Vllaznisë, të cilët presin me padurim që skuadra e tyre e zemrës të ketë rezultate sa më të mira në pjesën e dytë të sezonit. “Entuziasmi duhet të na shoqërojë natyrshëm, por duhet ta shikojmë realitetin në sy, duhet ta mbështesim Vllazninë më tepër se ç’kemi bërë në dy fazat e para”, – ka thënë ai.
Nëse mund të them mesazh do të thotë edhe për publikun, por edhe dua t’i jap mesazh edhe sportistëve nëpërmjet gazetës tuaj, – vijon trajneri i kuqebluve. – Duhet të kuptojnë si sportistët, ashtu dhe publiku që këto dy faza të dyta të kampionatit janë shumë të egra. Madje më shumë problematike se ç’kanë qenë dy fazat e para dhe në këto kushte duhet të jemi maksimalisht të fokusuar tek puna.”
“Sportistët, ne si staf, drejtuesit e klubit dhe e gjithë Shkodra, nëse mund të them kështu, duhet që të përballojmë me sukses edhe këtë pjesë të mbetur të sezonit”, – ka përfunduar trajneri i Vllaznisë, Armando Cungu.