AlbanianSport.com 16.01.2017 21:20
ASNN – Në fakt, duke patur parasysh rivalitetin në futbollin anglez, kjo mund të cilësohet pa frikë si “herezi” sportive. Kjo sepse mbrojtësi shqiptar i Arsenalit, Shkodran Mustafi, ka deklaruar se ish-mbrojtësi i Mançester Junajtid, Rio Ferdinand, është idhulli i tij në mbrojtje.
Mustafi, i cili ka kaluar katër vjet si i ri te Evertoni, thotë se është rritur duke shikuar mbrojtjen e Lidsit dhe Mançester Junajtid. 24-vjeçari thotë se ish-futbollisti i përfaqësueses angleze “kishte gjithçka që i duhej një mbrojtësi”. Për mediat ndërkombëtare, ai ka rrëfyer se pëlqente edhe Zinedin Zidanin dhe Ronaldinjon.
“Më pëlqente të shikoja Zidanin, – ka pohuar Mustafi. – Më pëlqente të shikoja edhe Ronaldinjon dhe, kur u bëra mbrojtës, e doja Rio Ferdinandin. Ai ishte gjithmonë në vendin e duhur, bërtiste, bënte lojë me ndërhyrje. Kishte gjithçka që i duhej një mbrojtësi.” Në 20 ndeshjet e para të Mustafit, Arsenali akoma nuk ka pësuar humbje.