Vllaznia / Cungu: Mbijetesa e vështirë, por ia dalim së bashku si ekip

Share Button

Gaspër Marku 16.01.2017 19:50

Në bashkëbisedimin që “Sport Ekspres” kishte me trajnerin e Vllaznisë, Armando Cungu, i pari i stolit kuqeblu është pyetur nëse i frikësohet rivalëve, apo jo. Sepse me kushtet dhe me përforcimet që po vijojnë të kenë në merkato mund të kenë diferenca në raport me to me fillimin e fazës së tretë. Por ky i fundit preferon të përqendrohet kryesisht në grupin e 5 skuadrave të fundit të tabelës së renditjes.

Çka do të thotë se, bazuar në forcat dhe mundësitë që ka aktualisht skuadra e tij, garën dhe rivalitetin e shikon me to për vijueshmërinë e kampionatit. “Besoj që në Shkodër thonë “shih dhe shkruaj”, – ka thënë ai. – Pra nuk ke nevojë për shumë fjalë. Normalisht që kontingjenti i kundërshtarëve tonë, kur them kundërshtarëve tonë më tepër mund të ndalem tek 5-shja e dytë nëse mund të them kështu, është fuqizuar shumë edhe në merkato.”

“Sepse kanë marrë shumë lojtarë dhe kanë bërë më shumë investime në ekipet e tyre për mbijetesë”, – thotë Cungu, i cili, megjithatë, edhe pse me vështirësi, nuk pranon të dorëzohet. “Normalisht që rivalët kanë kushte të tjera, megjithatë kjo nuk do të thotë që ne duhet të jemi pesimistë, por duhet të jemi optimist për vazhdimësinë dhe duhet të shohim mundësitë reale për të përballuar sa më mirë pjesën e dytë të sezonit”, – shton ai.

“Natyrshëm që unë pres përforcime, pasi ekipi ka nevojë për ndërhyrje. Pres që të vijnë sa më shpejt të jetë e mundur këto përforcime, por normalisht lojtarë kualitativ që duhet të futen në momentin e parë. E kam fjalë që në ndeshjen e parë me ekipin dhe jo të presim lojtarë që nuk kanë gjendjen fizike, etj, etj. Sepse nuk kemi kohë për të humbur”, – ka përfunduar trajneri i Vllaznisë, Armando Cungu, duke folur lidhur me këtë çështje.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh