Gjergj Vyshka 16.01.2017 11:35
Demir Muliç, çiklist nga Mali i Zi, është fituesi i garës së parë të vitit 2017 në Çiklokros (apo thënë ndryshe në disiplinën e çiklizmit me biçikleta malore – “Mountain bike”), e cila ka pasur një distancë prej 65 kilometrash nga Tirana në Pezë e kthim. Nisja është dhënë nga Sheshi “Nënë Tereza” në kryeqytet, e finishi ka qenë mbi digën e Liqenit Artificial, ndërsa gara ka qenë jo vetëm në rrugë me asfalt, por dhe në baltë dhe çakull. Pra e thënë ndryshe, si një “çiklokros”, ndërsa në vendin e dytë është renditur Ylber Sefa i Tiranës dhe në të tretin Isert Gjatolli i Skënderbeut.
Gara është zhvilluar nën mbikëqyrjen e Federatës Shqiptare të Çiklizmit dhe Bashkisë së Tiranës, ndërsa në të kanë marrë çiklistë amatorë e profesionistë, të pasionuar me natyrën dhe sportin, si dhe grupe të rinjsh vullnetarë, të cilët u bënë pjesë e itinerarit çiklistik. Qëllimi i këtij pedalimi ishte promovimi i shtegut të gjelbër dhe realizimi i infrastrukturës së nevojshme për sportet të tilla, promovimi i jetesës aktive dhe të shëndetshme.
Ndërkohë çmimet për fituesit kanë qenë vendi i parë 450 euro, i dyti 250 euro, i treti 150 euro, i katërti 100 euro dhe i pesti 50 euro. Dhe për çdo kategori fituesi, ndërsa është garuar dhe për amatorë e femra ka pasur një çmim prej 100 euro. Kësisoj, malazezi Muliç bëhet fituesi i garës së parë të “Mountain bike” për vitin 2017.