AlbanianSport.com 16.01.2017 08:35
ASNN – Në vëmendjen e mbledhjes së ditëve të fundit të kryesisë së Federatës Shqiptare të Peshëngritjes ka qenë edhe ndëshkimi i peshëngritësit Sopot Sula dhe përjashtimi i tij nga Kampionati Evropian me argumentin për shkelje të etikës.
Masën disiplinore ndaj Sulës e konfirmoi për të përditshmen sportive shqiptare, “Panorama Sport”, presidenti i Federatës, Elez Gjoza. “Shkak i penalitetit ka qenë një SMS e nisur prej tij në drejtim të celularit të sekretarit të Federatës ku ka ofenduar zyrtarin, njëherësh institucionin”, – ka thënë ai.
“Në atë mesazh, ai ka shpifur duke thyer etikën sportive, pretendon më tej kreu i organizmit që qeveris shtangën shqiptare. – Pas këtij precedenti u mblodh Komiteti Drejtues dhe mori masën duke e përjashtuar nga Kampionati i ardhshëm Evropian.”
“Këtë mandat do të ketë revolucion për federatën në drejtim të etikës. Asnjë sportist, qoftë ky edhe më i miri i ekipit kombëtar. Toleranca ndaj cilido do të jetë zero, pasi sporti bëhet në bazë të disiplinës”, – ka përfunduar presidenti i FSHP-së, Elez Gjoza.