Legjionarët / Berisha: Në portë, aksidentalisht, modeli im, Van Der Sari

Share Button

AlbanianSport.com 15.01.2017 08:35

ASNN – Ish-gardiani i 2 korrikut në Kosovë, Etrit Berisha, i cili tanimë luan për Atalantën, si i huazuar nga Lacion, i cili, i intervistuar nga e përditshmja e mirënjohur sportive italiane, “Gazzetta Dello Sport”,  zbulon se, pas mbërritjes në Itali hoqi dorë nga ekzekutimi i 11-metërshave, një specialitet që e perfeksionoi gjatë periudhës kur ishte pjesë e Kalmarit në Suedi. Më pas, ndalet edhe tek modeli sportiv që ka ndjekur, por edhe te hapat e parë të karrierës së tij që premton.

“Kam ndjekur Van De Sarin, një portier i gjatë, me reflekse, i shpejtë dhe i zoti me këmbët, – ka rrëfyer ai. – Sidoqoftë, në moshën 8 vjeçare nisa të luaja si mbrojtës i majtë me skuadrën e “2 Korrikut”, por më pas një portier mungoi në stërvitje dhe m’u desh të vendosesha në portë. Që nga ai moment nuk lëviza më.” Berisha është pyetur edhe nëse në mendjen e tij ka kaluar ndonjëherë ideja për t’u bashkuar me Kosovën, por në këtë pikë ai është i qartë.

“Jo sepse nuk bëj dallime, ndihem kosovar dhe shqiptar në të njëjtën kohë, – ka vijuar portieri kuqezi. – Është e vërtetë që më ka ardhur një propozim edhe nga federata suedeze.” Gardiani shqiptar ndalet më pas te ecuria me kombëtaren dhe pengu i kartonit të kuq ndaj Izraelit që do ta detyrojë të mungojë në përballje me Italinë në fushën e kësaj të fundit. “Kam një zemërim të brendshëm që nuk mund ta imagjinoni sepse e prisja këtë moment që kur u hodh shorti”, – ka thënë Berisha.

“Zahavi bëri një gjest teatral por herën tjetër do të mendohem dy herë përpara se të reagoj, – ka premtuar portieri kuqezi i Atalantës. – Në këtë moment, shpresat e kualifikimit në Botëror janë të pakta. Humbja ndaj Izraelit ishte e rëndë dhe na detyron të mendojmë për të mundur Italinë. Kujtimi më i bukur nga Evropiani? Tifozët tanë që na mbështetën me krenari dhe pasion. Shumë njerëz erdhën edhe nga Kosova edhe pse gjithçka shkoi keq, sepse me Zvicrën nuk e merituam humbjen, ndërsa me Francën paguam mungesën e përvojës”.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh