AlbanianSport.com 15.01.2017 08:45
ASNN – Sipas asaj që raportojnë mediat e Prishtinës, Donjeta Sadiku dhe Armend Xhoxhaj janë shpallur boksierët e vitit, nga Federata e Boksit e Kosovës, që të shtunën shpalli më të mirët e vitit që lamë pas.
Donjeta Sadiku e klubit “Gollaku” nga Prishtina fitoi gjatë vitit të kaluar, titullin e kampiones në Evropë për të reja, ndërsa Xhoxhaj ishte boksieri i vitit dhe kandidat për pjesëmarrje në Lojërat Olimpike të Rios.
Federata e Boksit zgjodhi Besim Brahimin trajner të vitit, ndërsa klubin e tij Gollakun, klubin më të mirë të vitit. Me mirënjohje u nderuan edhe Latif Demolli si gjyqtari më i i mirë dhe Sylejman Voca, si “punëtori sportiv i vitit”.