AlbanianSport.com 15.01.2017 07:05
ASNN – Federata e Futbollit të Kosovës sot ka mbajtur ceremoninëe shpalljes së më të mirëve për vitin 2016.
Sipas asaj që raportojnë mediat e Prishtinës, FFK-ja i ka dhënë çmimin “Futbollisti i Vitit” mesfushorit të përfaqësueses së Kosvës dhe Salzburgut, Valon Berisha.
Kujtojmë se Berisha ka shënuar golin e vetëm të Kosovës, deri më tani në ndeshjet e Eliminatore të Botërorit “Rusi 2018”.
Ai realizoi nga pika e bardhë e 11-metëshit në barazimin prej 1-1 ndaj Finlandës në fushën e kësaj të fundit, që është edhe pika e vetme e Kosovës, deri më tani.
I pranishëm në ceremoninë e shpalljes së më të mirëve në futboll ishte edhe presidenti i FSHF-së, Armando Duka.