Basketboll – Meshkuj / Deklarata e plotë e Ligës Ballkanike për Trepça-Peja

Share Button

Gjergj Vyshka 14.01.2017 15:25

Liga Ballkanike “SIGAL UNIQA” ka marrë vendimin e saj për incidentet e ndodhura dhe tashmë të verifikuara gjatë ndeshjes Trepça Mitrovica-Peja, ndërsa kujtojmë që ndeshja është ndërprerë teksa kishin mbetur 5 minuta e 33 sekonda nga pjesa e tretë, atje ku miqtë ishin në udhëheqje të rezultatit, 47-54. Vendimi është marrë nga Liga Ballkanike dhe arsyet janë si më poshtë; gjatë pjesës së parë, teksa kishin mbetur 3 minuta e 46 sekonda nga fundi, janë hedhur objekte nga publiku ndaj lojtarëve të Pejës. Kjo ka qenë hera e parë që ndeshja është ndërprerë.

Më pas, dy minuta e gjysmë nga fundi i pjesës së dytë, janë hedhur dhe një herë tjetër objekte ndaj lojtarëve të Pejës dhe drejtuesi i ndeshjes ka qenë i detyruar për ta ndërprerë përsëri ndeshjen. Ai ka informuar komisarin e ndeshjes se nëse do të ndodhte dhe një herë tjetër një gjë e tillë do ta mbyllte përfundimisht ndeshjen dhe do t’i jepej skuadrës mike 0-20 në “tavolinë”. Komisari i ndeshjes është munduar që në pushim të gjejë një zgjidhje të përshtatshme, teksa ka biseduar me policinë dhe drejtuesin e Trepçës së Mitrovicës.

Në përfundim të pjesës së tretë, teksa deri në fund kishin mbetur 5 minuta e 33 sekonda, objektet janë rihedhur përsëri në fushë ndaj Pejës. Dhe drejtuesi i gjyqtarëve e komisari i ka kërkuar policisë që të nxjerrin spektatorët jashtë sallës për të vijuar ndeshjen normalisht. Dhe kur këto tifozë janë përcjellë jashtë, gjyqtarët kanë vendosur të vazhdojnë ndeshje. Në momentin që drejtuesi i trupës së gjyqtarëve ka vërshëllyer për vazhdimin e ndeshjes, një “breshëri” çakmakësh, monedhash dhe objektesh të vogla kanë fluturuar nga të gjitha anët e sallës dhe në këtë momente gjyqtarët e lojtarët janë detyruar të turren për në dhomat e zhveshjes.

Në këtë moment, njëri prej gjyqtarët, Ervin Koçi, është goditur në kokë nga një çakmak. Lojtarët dhe stafi i Pejës kanë qenë të detyruar për t’u fshehur nën stolin e tyre derisa kanë qenë të sigurt për të kaluar për në dhomat e zhveshjes. Lojtari i tyre Xhjemi Bilie është goditur në fytyrë nga një objekt fluturues. Një civil, me shumë mundësi nga qyteti i Mitrovicës, ka ardhur në stolin e tyre, duke i sulmuar të gjithë me fjalë. E menjëherë pas këtyre incidenteve, Shei Shtriks ka qenë në lidhje direkte me drejtuesin e gjyqtarëve dhe komisarin e ndeshjes.

Dhe kur ka marrë të gjitha detajet ka pranuar që ndeshja nuk mund të vazhdonte përderisa asnjë palë nuk ishte e sigurt. Për këtë arsye drejtori sportiv i Ligës Ballkanike ka qenë dakord me ta për të mos e vazhduar ndeshjen dhe menjëherë ka lajmëruar Presidentin e Federatës së Basketbollit të Kosovës, Erolld Belegun, për vendimin e tij. Më pas, Shtriksi i ka kërkuar komisarit që të organizojë e të drejtojë transportimin e sigurt të arbitrave dhe të Pejës nga Pallati i Sportit për në vendet e tyre. Nga relacionet e tij, Shtriks ka mësuar se Trepça dhe policia e Mitrovicës kanë bërë më të mirën e tyre për të kthyer sigurinë në largimin e palëve.

Në 9 sezone që luhet Liga Ballkanike, kjo është hera që një ndeshje është ndërprerë dhe nuk ka vazhduar për shkak të sjelljes jo korrekte të spektatorëve dhe akteve të dhunës të ndodhura në fushë. Basketbolli është një sport i pastër dhe i bukur, që ndiqet nga fëmijët, gratë dhe familjet. Duhet të kemi tolerancë zero ndaj këtyre ngjarjeve për të mos e lejuar basketbollin të shndërrohet në arenën e dhunës. Jemi plotësisht të dedikuar për një basketboll të pastër e pa dhunë, të organizuar mirë dhe në kushte të barabarta për të gjithë pjesëmarrësit.

Duke marrë në konsideratë të gjitha ngjarjet e ndodhura, së bashku dhe me raportet zyrtare, si dhe për të mos ndikuar në renditjen finale, Sigal Unika Liga Ballkanike ka marrë vendimet e mëposhtme:

 

1) Humbjen në tavolinë 20-0, por një pikë një pikë në klasifikim për humbësen

2) Për shkak të dëmtimit të lojtarëve kundërshtar dhe pjesëtarëve të ekipit të gjyqtarëve, një gjobë maksimale 5000 euro

3) Një numër i limituar spektatorësh, maksimumi 300, lejohet për ndeshjen e ardhshme në fushën e vet për Trepça Mitrovica. Ata do të jenë të ulur në zonën e kundërt me stolat e skuadrave.

 

Sipas vendimit administrativ të Ligës Ballkanike, në rast të përsëritjes së incidenteve, klubi nuk mund të vazhdojë përpara se të depozitojnë gjobën e plotë në Ligë. Trepça e Mitrovicës ka kohë për apelim jo më lart se dita e martë, 17 janar, ora 12:00. Liga Ballkanike beson se incidentet e tmerrshme të së mërkurës në mbrëmje nuk do të ndodhin më Kosovë, apo në vende të tjera gjatë aktivitetit.

 

Liga Ballkanike – BIBL 2016-2017

Basketbolli – Meshkuj

 

Grupi A

 

Java e 4-t

(11 janar 2017)

 

Të mërkurën:

Trepca Mitrovica – Peja       0-20 (në tavolinë)

 

Renditja

Nr.       Skuadra                                 N.        F.         H.        Psh-Pp           Pikë

  1. Peja                                        8          5          3          590-526         13
  2. Sutjeska Nikshiq                  8          5          3          628-566         13
  3. MKK Feni Industries           8          5          3          606-563         13
  4. Trepça Mitrovicë                   8          3          5          484-527         11
  5. Karposh Sokoli                     8          3          5          600-664         11
  6. Tirana                                     8          3          5          540-611         11

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh