Basketboll / Propozimi i Avramit: I ftohti, të shtyhet fillimi i kampionatit

Share Button

Gjergj Vyshka 14.01.2017 12:05

I ftohti i acartë i Pallateve të Sportit, ndërsa temperaturat nëpër salla kanë shkuar deri në minus 4-5 gradë Celsius, por dhe epidemitë e gripit, shumë nga skuadrat e lojërave me dorë i kanë detyruar që të stërviten në palestra force. Parë kështu, teksa fillimi i kampionatit është lënë për më 3-4 shkurt, trajneri i basketbollit të femrave të Tiranës, Roland Avrami ka bërë një propozim.

“Temperaturat tepër të ulëta dhe situatës epidemike të gripit duhet t’i bëjmë ballë ndryshe, – ka shkruar ai në një postim në rrjetin social, “Facebook”. – Duke qenë të vetëdijshëm që sallat ku zhvillohen stërvitet dhe ndeshjet zyrtare janë në temperatura të ulëta, pa sisteme ngrohje të përshtatshme për to, atëherë dhe aktiviteti kombëtar në këtë periudhë është në pikëpyetje.:

“Ndaj mendoj se kjo situatë do të ndikojë në shëndetin e sportistëve duke rrezikuar dhe trauma të rënda, – ka vijuar trajneri bardheblu. – Ndaj e shoh të arsyeshme të propozoj shtyrjen e fillimit të fazës së dytë në një afat tjetër kohor, sepse gjithçka do të ishte në favor të ruajtjes së shëndetit të sportistëve. Por njëkohësisht do ta bënte dhe më normal zhvillimin e Kampionatit Kombëtar dhe pasqyrimin më me nivel të aktivitetit.”

Tashmë pritet reagimi i Federatës Shqiptare të Basketbollit, që për të tilla arsye shtyu për një javë rifillimin e kampionatit të moshave. Bëhet fjalë për javën e tretë të kampionatit të të rejave dhe të rinjve, që, sipas Sekretarit të Përgjithshëm të Federatës Shqiptare të Basketbollit, Korab Llazani, do të rifillojë të shtunën e ardhshme. “Nuk është vetëm thjesht çështje gripi”, – ka thënë ai një ditë më parë.

“Por sepse në rregullore është që të luhet në dimër në salla që të kenë një temperaturë 16-22 gradë Celsius, – ka vijuar thotë nr. 2 i organizmit që qeveris basketbollin shqiptar. – Gjë që pallatet tona të sportit nuk e përmbushin këtë kriter. Në këto kushte e kemi shtyrë kampionatin e kësaj grupmoshe për të shtunën e ardhshme.”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh