Gjergj Vyshka 14.01.2017 08:45
Hedhjet e objekteve, mes të cilave dhe çakmak, kanë goditurnë fytyrë lojtarin e Pejës, Bilie, dhe gjyqtarin shqiptar Ervin Koçi në kokë. Liga Ballkanike e Basketbollit për Meshkuj e ka shpjeguar hollësisht atë që ka ndodhur të mërkurën në mbrëmje në Mitrovicë, teksa luhej ndeshja e prapambetur e grupit B, Trepça e Mitrovicës-Peja.
Jo vetëm lojtarët e skuadrës së Pejës, por dhe gjyqtarët kanë qenë objekt i goditjeve nga sendet e hedhura nga tifozët e Trepças, gjë që për drejtuesit e Ligës Ballkanike përbën aktin më të rëndë të kësaj veprimtarie në 9 vjet që zhvillohet.
Për rrjedhojë i gjithë vendimi i marrë është shpjeguar hollësisht në faqen zyrtare të Ligës Ballkanike, ndërsa në fakt është goditur në kokë nga një çakmak dhe gjyqtari ndërkombëtar shqiptar, Ervin Koçi (që ka gjykuar 8 ndeshje në Ligën Ballkanike për sezonin 2016-2017).
Për më tepër “Sport Ekspres” po zbardh të gjithë kronologjinë e ngjarjes së ndodhur të mërkurën në mbrëmje në Mitrovicë, e cila ka çuar në ndërprerjen e ndeshjes, pas së cilës Peja ka fituar 20-0 në “tavolinë”.
Liga Ballkanike – BIBL 2016-2017
Basketbolli – Meshkuj
Grupi A
Java e 4-t
(11 janar 2017)
Të mërkurën:
Trepca Mitrovica – Peja 0-20 (në tavolinë)
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Peja 8 5 3 590-526 13
- Sutjeska Nikshiq 8 5 3 628-566 13
- MKK Feni Industries 8 5 3 606-563 13
- Trepça Mitrovicë 8 3 5 484-527 11
- Karposh Sokoli 8 3 5 600-664 11
- Tirana 8 3 5 540-611 11