AlbanianSport.com 13.01.2017 18:45
ASNN – Partizani fiton miqësoren e dytë të fazës përgatitore turke. Të kuqtë mundën sot pasdite azerët e Kabalasë, me rezultatin 2-1, në sfidën e zhvilluar në Antalja. Një lojë e mirë e ekipit kryeqytetas, madje edhe e të afruarve gjatë merkatos së janarit. Pas disa përpjekjeve në të dy portat ishin lojtarët e Kabalasë që festuan golin të parët.
Por Kaleb Ekubanu shënoi për të kuqtë dhe kështu, pjesa e parë përfundoi në barazim 1-1. Gjatë pjesës së dytë pati disa zëvendësime. Trajneri Sulejman Starova aktivizoi edhe përforcimin më të fundit, Marko Cetkovic, i cili ndihmoi sulmin. Një autogol në minutat e fundit duke përcaktuar fitoren e Partizanit.
Kështu, Partizani vijon përgatitjet e tij në Antalia në prag të rifillimit të Kategorisë Superiore. Skuadra e të kuqve zhvilloi një tjetër sfidë miqësore, këtë radhë ndaj Kabalasë duke e mundur këtë të fundit me rezultatin 2-1. Pas shumë minutash të qeta në pjesën e parë, ishte skuadra azere që gjeti golin e epërsisë me anë të Kvekveskirit.
Partizani u kundërpërgjigj menjëherë, duke barazuar shifrat në 1-1 pas 60 sekondash me Ekubanit dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushimin e ndeshjes. Në pjesën e dytë Partizani pati disa mundësi shënimi për të shënuar golin e dytë, ndërkohë që aktivizoi edhe 2 blerjet e reja të tij, Cetkovic dhe Bonifejs.
Sfida u duk se po shkonte drejt barazimit, kur Jamalov shënoi autogol duke i dhënë mundësinë Partizanit të shënojë fitoren e tij të parë në seritë e ndeshjeve miqësore. Të paktën nga ç’është njoftuar më parë, kjo ishte miqësorja e fundit për të kuqtë në Antalia, ku do të qëndrojnë edhe për disa ditë të tjera stërvitje.