AlbanianSport.com 10.11.2014 18:55
ASNN – Elbasani ka arritur fitoren e parë në kampionatin e femrave, teksa ka mundur të shtunën në mesditë në fushën e vet Shkëndijën e Durrësit.
Ka vlejtur goli i Popës në minutën e 20-të, kur ajo ka shndërruar në gol një 11-metërsh të dhënë në favor të verdhebluve.
Dhe më pas elbasanaset e kanë ruajtur me fanatizëm golin e shënuar pavarësisht faktit se mikeshat nga Durrësi kanë tentuar të barazojnë.
Në përfundim 1-0 për Elbasanin, kurse Kukësi dhe Vllaznia vazhdojnë të kryesojnë së bashku.
Elbasan – Shkëndija Durrës 1-0
Shënues: V. Popa 20’(11-m.)
Elbasani: A. Popja, Xhaja, Llalla, Qatimi, Hela, V. Popa, Kasa, Mersini, Samarxhiu, Beqiri, Balla. Trajner: B. Hoxholli
Shkëndija Durrës: Malasi, Aliu, Xhakola, Dardeshi, Gjergji, Deda, Canga, Dedgjonaj, Kullafi, Aliaj, Mema. Trajner: I. Kastrati
Gjyqtarë: E. Kaso, A. Koçiaj, M. Kotherja (Tiranë)
Kampionati i 6-të kombëtar
i Futbollit – Femra
Java e 6-të
(8-9 nëntor 2014)
Juban Danja – Tirana AS 2-2
Bilisht Sporti – Dajti 6-0
AAS – Kukësi 0-18
Vllaznia – Apolonia 9-0
Elbasani – Shkëndija Durrës 1-0
The Door – Kinostudio 2-4
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Kukësi 6 6 0 0 50-1 18
- Vllaznia 6 6 0 0 50-3 18
- Kinostudio 6 5 0 1 37-5 15
- The Door 6 4 0 2 14-10 12
- Juban Danja 6 3 1 2 40-12 10
- Shkëndija Durrës 6 3 0 3 16-16 9
- Elbasani 6 2 1 3 8-16 7
- Tirana AS 6 2 1 3 11-21 7
- Bilisht Sporti 6 1 1 4 11-39 4
- Dajti 6 1 0 5 3-35 3
- Apolonia 6 0 2 4 6-29 2
- AAS 6 0 0 6 1-60 0