Gjergj Vyshka 12.01.2017 22:05
Në momentin që një pjesë e mirë e delegatëve ka ikur nga salla në formë proteste e bojkoti për rizgjedhjen e Shkëlqim Memës president, është vënë në dyshim zgjedhja për anëtarët e kryesisë. Sepse ishte dyshimi që mund të mos ishte kuorumi i duhur i anëtarëve për kryesinë.
Një tjetër gabim në këtë asamble, sepse në të gjitha asambletë në të njëjtën kuti është votuar dhe për president dhe për anëtarë kryesie, aq më shumë që është një numër i vogël delegatësh. Ose kur ka më shumë vihen dy kutia njëkohësisht dhe delegati nuk vjen dy herë për të votuar.
Por me një rrugë zgjedh sipas mendimit të tij dhe presidentin dhe anëtarin e kryesisë. E kjo gjë e vuri në dyshim kryesinë. Por të paktën ishin 7 anëtarë që nga Ervin Rrota, Shkëlqim Mema, Kliti Hoti, Ardian Haxhihyseni, Sevasti Dokle etj. Madje janë detyruar për të formuar një tjetër komision i përbërë nga Ardian Haxhihyseni, Ervin Rrota dhe Kliti Hoti.
Në përfundim kryesia e re është: Agron Cuka 7 vota, Sevasti Dokle 7 vota, Ana Burda 7 vota, Ardian Haxhihyseni 7 vota, Kliti Hoti 7 vota, Genti Mati 6 vota. Dhe kështu, mes polemikave dhe së bashku dhe me presidentin Shkëlqim Mema, bëjnë Federatën e re të Skive në këtë 4-vjeçar.