Gjergj Vyshka 12.01.2017 19:05
Vetëm Luan Basha nëpërmjet një platforme të qartë të shpalosur dhe në ekran dhe Shkëlqim Mema kanë bërë fushatën e tyre në tre minuta. Ndërkohë Marina Tasho është dorëhequr, teksa është shprehur hapur për Bashën si president. E në komisionin e zgjedhjeve për president kanë qenë Thoma Tasho, Gani Pashaj e Kliti Hoti.
5-7 për Memën në turin e parë dhe gjithçka në balotazh. 5-7 për Memën në turin e dytë dhe president, kurse që nga Përparim Laçi, Thoma Tasho, Marina Tasho, Erjon Tola, Gani Pashaj, pra pjesa e Pukës, Shishtavecit, Dardhës përfaqësuar me “Rrëshqitja në Natyrë”, apo atyre që kanë “ajkën” e skive në vendin tonë kanë deklaruar “Bojkot!”.
“Bëjeni skitë në bar me Durrësin, Shkodrën, Elbasanin, unë e të tjerët që kemi mbi 100 skiatorë nuk marrim më pjesë. Vazhdoni se mirë e keni kështu”, ka theksuar Laçi, kurse Shkëlqim Mema është rikonfirmuar president, por skitë për hir të së vërtetës me një mori problemesh prapambetjeje kërkojnë një reformim total për të qenë krejtësisht ndryshe…