AlbanianSport.com 12.01.2017 17:35
ASNN – Mosha është thjesht një numër. Një 98-vjeçare japoneze, instruktore e Jogas, dhe një 105-vjeçar francez, ish-zjarrfikës, por edhe çiklist i apasionuar, do t’jua dëshmojnë konkretisht këtë postulat.
Kush tha që sporti bëhet pengesë për moshën…? Kjo mësuese japoneze e Jogas është dëshmi e gjallë se, me dietën dhe regjimin e duhur të jetës, gjithçka është e mundur. Ajo është 98 vjeç dhe ka 75 vjet që u mëson njerëzve Jogan.
Akoma më larg ka shkuar një tjetër i moshuar në Francë. Robert Marshand, një ish-zjarrfikës, ka vendosur një rekord të ri botëror qëndrueshmërie mbi dy rrota, për grupmoshën e 105-vjeçarëve.
Ai pedaluar për plot një orë, duke përshkuar plot 22 km e 547 metra dhe duke thyer rekordin e mëparshëm. Kjo padyshim është një kategori e re rekordi moshash, që është krijuar enkas për të.