Gjergj Vyshka 12.01.2017 16:05
“Unë kam bërë kërkesën time për president dhe anëtar të Kryesisë, por nuk më kanë pranuar sepse kam konflikt interesi duke qenë sportist aktiv. Kërkoj që të përfshihem në rendin e ditës për të qenë kandidat për kryesi”, – ka thënë skiatori Erjon Tola.
Por me logjikën se duhet bërë ndryshimet në statut, gjë që statuti i skive nuk ka ndryshuar që kur është firmosur nga Ylli Pango më 2008-ën, atëherë nuk është pranuar.
Pranohet që, me ndryshimet në Ligjin e Sportit, i cili është duke u punuar, do të riformatohen dhe statutet e Federatave sportive, që kanë një mori problemesh në funksionim.
Ndonëse të gjithë kanë qenë të mendimit se Tola për atë që jep për skitë shqiptare, së bashku me Suela Mëhillin, është sporti që ka 3 bursa olimpike e që ka dy sportistë me normë kualifikimi për në Olimpiadën Dimërore, duhet të jetë anëtar nderi.
E në kushtet kur nuk është pranuar kandidatura e Tolës për anëtar kryesie, Memës i është kujtuar se është në konflikt interesi për shoqatën që ka ngritur e që ka propozuar atë për kandidat.