Gjergj Vyshka 12.01.2017 14:35
Ndeshja Trepca e Mitrovicës-Peja, e vlefshme për javën e katërt të grupit B të Ligës Ballkanike, është ndërprerë në pjesën e tretë, në rezultatin 47-54 për pejanët. Sepse është goditur me sende të forta skuadra mike dhe gjyqtarët e ndeshjes kanë vendosur që të zbrazin sallën për shkak të sjelljeve jo të mira të tifozëve vendës.
Gjë që nuk ka ndodhur dhe në përfundim 3 gjyqtarët, mes të cilëve dhe ndërkombëtari shqiptar Ervin Koçi, i cili ka arritur në kuotën e 8 ndeshjeve të gjykuar në këtë veprimtari, së bashku me vëzhguesin nga Kosova, Nexhdat Hoxha, kanë vendosur ndërprerjen përfundimtare të takimit.
Deri më atë moment, Trepça kishte fituar pjesën e parë 22-20, më pas ka kthyer Peja në të dytën 16-26 dhe miqtë kanë kryesuar 38-46. Në pjesën e tretë kur rezultati ishte 9-8 për Trepçën, në total 47-54, Peja është goditur me sende të forta dhe ndeshja është ndërprerë.
Së bashku me Koçin kanë qenë edhe bullgarët Miroslav Tomov dhe Iskren Manolov. Në total 8 ndeshje për Koçin, teksa ka gjykuar dy herë Sutjeskën e Nikshiçit, dy herë Trepca e Mitrovicës, dy herë MKK Feni Industries, një herë Karposh Sokolin dhe një herë Pejën.
Kurse në grupin A, ka gjykuar 3 herë Teodon, dy herë SIGAL Prishtinën, dhe nga një herë Beroe Stara-Zagorën, Kumanovo 2009-ën dhe Kozhuvin. Pra, 8 ndeshje për Ervin Koçin të Ligës Ballkanike të Basketbollin për Meshkuj, ndërsa mbrëmë, në përfundim, gjithçka është dhënë në “tavolinë”, 0-20, për Pejën.
Liga Ballkanike – BIBL 2016-2017
Basketbolli – Meshkuj
Grupi A
Java e 6-të
(11 janar 2017)
Të mërkurën:
Trepca Mitrovica – Peja 0-20 (në tavolinë)
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Peja 8 5 3 590-526 13
- Sutjeska Nikshiq 8 5 3 628-566 13
- MKK Feni Industries 8 5 3 606-563 13
- Trepça Mitrovicë 8 3 5 484-527 11
- Karposh Sokoli 8 3 5 600-664 11
- Tirana 8 3 5 540-611 11