Gjergj Vyshka 12.01.2017 13:05
Një procedurë e thjeshtë e një Asambleje zgjedhore të Federatës Shqiptare Sportive është ngritja e komisionit të verifikimit të mandateve, dëgjimi i programeve të kandidatëve për president, ngritja e komisionit zgjedhor që menaxhon votimin dhe më pas bën numërimin, njëkohësisht dhe shpalljen e fituesit për president dhe të anëtarëve të kryesisë. E jo vetëm kaq, por i jepet fjala përshëndetëse të deleguarit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar. E në fund përshëndetja e presidentit të ri.
Përkundrazi skitë shqiptare nuk kanë bërë asnjërën nga këto, ndërsa për çudi së të gjithë asamblesë, deri në ndërhyrjen e presidentit të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani, dhe presidentit të shoqatës së skive të Pukës, Përparim Laçi, ajo është drejtuar nga presidenti aktual Shkëlqim Mema. Gjë që në fakt duhet ta kishte bërë Sekretari i Përgjithshëm Ilirjan Çule, që ka pranuar se nuk do të jetë më si kryekzekutivi i skive pas 8 vjetësh punë me ta, apo dhe një komision i ngritur posaçërisht për Asamblenë.
Dhe parja e asamblesë zgjedhore dhe si një analizë vjetore, atje ku raportin e veprimtarive dhe atë financiar e ka mbajtur presidenti Mema, është kthyer në “bumerang” për këtë të fundit. Sepse presidenti aktual u mbërthye nga pyetjet që kishin të bënin më së shumti nga mosfunksionimi i gjërave në 4-vjeçarin e fundit për skitë. E vërteta është se në 4 vjet mandat, asnjëherë skitë nuk kanë bërë analizë vjetore. Pa një pistë të mirëfilltë të skive, ndërsa Thoma Tasho, edhe duke qenë se zëvendësministri Dimraj ka qenë i pranishëm në Dardhë, ka ngritur problemi pse nuk miratohet ajo kur në të është bërë dhe një garë mbarëkombëtare.
Pa një sektor të gjyqtarëve dhe shoqatë të tyre, pa një historik të Federatës Shqiptare të Skive, pa një kampionat dhe Kupë të Shqipërisë, apo dhe me shumë probleme në statut, Mema thuajse-thuajse është dukur sikur ka qenë jashtë loje. Madje është kujtuar pse nuk bëhet “kros-kauntri”, quajtur ndryshe ecje në ski në distanca të ndryshme, ndërsa e mira është dhe ngritja e shkollave të skive. Më së shumti problemet e ngritura kanë ardhur nga delegati i Shishtavecit, Gani Pashaj, apo dhe të tjerë. Aq sa në një moment Tasho do t’i thonte: “Jep dorëheqjen dhe e zgjidhim këtë gjë!”
“Edhe paratë e grantit i ke marrë për vete”, – ka shtuar. Por Tashos i janë kujtuar dhe ato që ka përfituar nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve nga Bumçi për pistën nëpërmjet Drenovës, shuma që kanë qenë në dy këste; 492.000 lekë në këstin e parë dhe 489.000 lekë në këstin e dytë për pistë. Por gjendja bëhet më shqetësues, sepse zëvendësministri Dimraj ka ngritur problemin se të gjithë trajnerët ecin në mënyrë empirike, ndërsa askush nuk ka testimet fizike të sportistëve që stërvitin.
E për rritjen cilësore të trajnerëve dhe të gjyqtarëve presidenti Bezhani ka marrë përsipër që t’i zgjidhi këto gjëra nëpërmjet Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar me kurset e kualifikimit. Por gjërat nuk janë zbutur