Gjergj Vyshka 12.01.2017 10:05
Shkëlqim Mema është përsëri presidenti i Federatës Shqiptare të Skive, ndërsa i ardhur në krye të kësaj Federate që më 1992-shin, pra plot 25 vjet, është presidenti më i vjetër i shumësportëshit shqiptar. E parë kështu, të paktën me të gjitha problemet që u shtruan dje në asamblenë zgjedhore të Federatës Shqiptare të Skive, që janë zhvilluar në mjediset e Universitetit të Sporteve në Tiranë, skitë shqiptare janë disiplina më e prapambetur. Mema ka fituar në dy ture 7-5 ndaj kandidatit Luan Basha, që në fakt kishte ardhur me një platformë të qartë për zhvillimin e skive në Shqipëri.
Por që pjesa më e madhe e anëtarëve të Federatës Shqiptare të Skive kanë qëndruar me atë që ishte aktualisht duke marrë kështu mandatin e tij të 7-të si president. Por realisht, teksa problemet janë vënë në dukje jo vetëm nga komuniteti, por dhe nga zëvendësministri i Arsimit dhe Sportit, Rauf Dimraj, presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani, apo dhe shefi i sportit elitar në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, Arjan Konomi, atëherë skitë janë Federata Sportive që duhen riformatuar nga e para.
Për të mos mbetur vetëm ski shqiptare në arenën ndërkombëtare (prej gati 4 vjetësh nuk bëhet as kampionat kombëtar e as Kupë Shqipërie, për herë të fundit në Maqedoni, por atëherë u bë zhurmë, sepse nuk ka veprimtari kombëtare që mbahet jashtë kufijve të vendit). Sepse kështu, edhe me një logjikë të ftohtë e të ardhur prej specialistësh të sportit, duket sikur paratë e grandit të shtetit për skitë shkojnë dëm kur nuk bëhet asgjë…