AlbanianSport.com 12.01.2017 08:35
ASNN – Takimi midis Trepçës së Mitrovicës dhe Pejës, që po zhvillohej në kuadër të Ligës Ballkanike, është ndërprerë. Pas tensioneve dhe hedhjes së sendeve të forta në fushë, gjyqtarët vendosën të zbrazin një pjesë të sallës “Minatori”.
Ndeshja u ndërpre në mes të pjesës së tretë. Peja ishte duke fituar me rezultat 54-47. Më pas, Liga Balklanike ka vendosur që Peja të fitojë në tavolinë ndeshjen e ndërprerë ndaj Trepçës vendase.
Nëpërmjet faqes së saj zyrtare në Internet, Liga Ballkanike ka njoftuar se ndeshja ishte ndërprerë për shkak se tifozët vendas kishin hedhur sende të forta në parket dhe ndaj gjyqtarëve.
“Kjo nënkupton që fitorja i takon 20-0 për Pejën dhe në të njëjtën kohë nuk ka pikë për Trepçën”, thuhet në vendim. Në njoftim, BIBL ka bërë të ditur se do të vijojë me masat dhe vendimet në bazë të raportit zyrtar të komisionerit.