Gjergj Vyshka 11.01.2017 12:55
Me humbjen e mbrëmshme ndaj Beroe Stara-Zagorës, SIGAL Prishtina duket se ka dalë jashtë lojës për t’u kualifikuar për në turin e dytë të Ligës Ballkanike, ndonëse ka dhe 3 ndeshje për të luajtur.
Në këtë ndeshje, të zhvilluar në Pallatin e Sportit dhe Rinisë në Prishtinë, ka qenë edhe ndërkombëtari Ervin Koçi, i cili ka gjykuar kështu takimin e tij të 7-të në Ligën Ballkanike.
Ai ka qenë gjyqtar i 3-të, ndërsa kryesor ishte malazezi Vladan Sundiç dhe i dytë malazezi Milosav Kaludjeroviç, kurse vëzhgues kosovari Lulzim Maloku. Deri më tani Koçi ka arbitruar dy herë malazezët e Sutjeskës së Nikshiçit.
Por edhe dy herë maqedonasit e MKK Fenit Industries, një herë Karposh Sokolin 2000, një herë Trepçën e Mitrovicës, 3 herë malazezët e Teodos, dy herë SIGAL Prishtinën dhe një herë Kozuvin, Kumanovën dhe Beroe Stara-Zagorën.
Kështu, bëhen 7 ndeshje në Ligën Ballkanike të Basketbollit për Meshkuj për gjyqtarin ndërkombëtar, Ervin Koçin, kurse SIGAL Prishtina zvogëlon shanset për të qenë në turin e dytë të kësaj veprimtarie, edhe pse është fituese në fuqi.
Liga Ballkanike – BIBL 2016-2017
Basketbolli – Meshkuj
Grupi A
Java e 6-të
(10 janar 2017)
SIGAL Prishtina – Beroe Stara-Zagora 86-94
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Kumanovo 8 6 2 662-622 14
- Beroe Stara-Zagora 8 5 3 655-657 13
- Teodo 8 4 4 661-631 12
- Bashkimi Prizren 8 4 4 616-625 12
- Kozhuv 7 2 5 547-554 9
6. SIGAL 7 2 5 544-598 9