AlbanianSport.com 10.11.2014 16:10
ASNN – Skuadrat e Besëlidhjes të grupmoshave Nën-11-vjeç, Nën-13-vjeç dhe Nën-15-vjeç kanë zhvilluar ndeshjet e javës së dytë në kampionatin e zonës së Shkodrës. Ata kanë luajtur përballë Veleçikut e Skutarit dhe rezultatet kanë qenë si më poshtë.
Për Nën-11-vjeçarët, Besëlidhja është mundur 1-0, për Nën-13-vjeçarët, ka barazuar 1-1 dhe për Nën-15-vjeçarët ka ardhur një tjetër humbje 1-3. Ajo që të bie në sy është fakti i lojës së bukur të fëmijëve dhe talenteve të përzgjedhura nga Atilio Lesi dhe Taip Piraniqi.
Po kështu kanë luajtur dhe skuadrat e moshave të Portos dhe “Brian’s”. Kështu për Nën-11-vjeçarët, Vllaznimi është mundur 2-4 nga Brian’s. Golin e parë për “Brian’s” e ka shënuar Jurgen Uku.
Më pas ka barazuar Vllaznimi, ndërsa “Brian’s” ka kaluar përsëri në epërsi me anë të Kolndreut dhe në përfundim të pjesës së parë gjithçka është në 2-2 pas barazimit të shkodranëve.
Në pjesën e dytë ka shënuar Dalipi, ndërsa topi është përplasur në të dy shtyllat dhe ka hyrë në rrjetë. Në fund ka shënuar dhe Lini dhe përfundim 4-2 për “Brian’s”.