Gjergj Vyshka 10.01.2017 12:30
Ndërkohë pyetja që i është bërë Sekretarit të Përgjithshëm të Federatës Shqiptare të Skive, Ilirjan Çule, ka qenë a ka rrezik të shtyhet procesi zgjedhor? Sepse jemi të ndërgjegjshëm që në këtë të ftohtë të acartë që ka kllaposur të gjithë vendin, ndërsa një pjesë e mirë e anëtarëve të Federatës Shqiptare të Skive vijnë nga vende malore, rreziku i rrugëve të bllokuara e për të mos mbërritur në Tiranë të mërkurën është i madh.
“Ne i kemi kërkuar anëtarëve, apo delegatëve të klubeve dhe shoqata anëtare të Federatës Shqiptare të Skive të vijnë një ditë përpara në Tiranë. Deri më tani nuk ka asnjë arsye për shtyrje, apo kërkesë për shtyrje. Nëse do të jetë 50 përqind + 1 e anëtarëve dhe asambleja plotëson kuorumin e kërkuar do të zhvillohet, por deri më tani nuk ka asnjë kërkesë për shtyrje”, ka përfunduar Çule, kurse zgjedhjet e skive deri në përfundimin e tyre duket se janë kthyer në një “bumerang” të madh.