AlbanianSport.com 09.01.2017 18:00
ASNN – 15 herë kampionia e Shqipërisë, Partizani, do ta zhvillojë një ndeshje miqësore “luksi: në Antalja me Fenerbahçen, më 11 janar 2017. Lajmin e ka konfirmuar edhe faqja zyrtare në Internet e gjigandit turk, i cila shkruan se do të përballet me skuadrën shqiptare të mërkurën.
Kjo ndeshje do të fillojë, në orën 20:00 me orën lokale të Turqisë dhe do të luhet në Stadiumin “Antalja Akdeniz Universitesi”. Partizani po i zhvillon përgatitjet në Turqi, në qytetin bregdetar të Antaljas, ashtu sikundër edhe Fenerbahçeja vendase. Ndërkaq skuadra e Partizanit ka hyrë në ditën e 4-t të përgatitjeve në Antalia të Turqisë.
Në ditën e tretë, në seancën e paradites grupi është stërvitur në fushë ku sipas programit skuadra ka zhvilluar një stërvitje të karakterit fizik. Pasdite ekipi ka zhvilluar një tjetër seancë, e cila mbyll përgatitjet e djeshme. Edhe të hënën, të kuqtë kanë vijuar të mbajnë të njëjtin ritëm të lartë, pasi kanë zhvilluar, sipas, programit, dy seanca të ngjeshura stërvitore.