Fundi i euforisë për sportin e Kosovës, fillimi i realitetit të prekshëm

Share Button

Nga Xhavit Kajtazi 09.01.2017 17:05

Ndërkombëtarizimi i plotë i sportit të Kosovës, ka kaluar nëpër një udhë jashtëzakonisht të vështirë, përplot pengesa nga kundërsharët historikë, që nuk kanë lënë gur pa lëvizur në dëm të shtetit tonë të ri, që nuk qëndroi duarkryq, por p[r thuajse tri dhjetëvjeçarë, nuk ka lënë derë pa trokitur, që të shpërthejë izolimin e hekurt.

Gjithçka që ka ndodhur në këtë periudhë të rëndë, madje shumë të dhimbshme, do të mbetet në kujtesë, si dëshmi e zhvillimit të veçantë dhe të jashtëzakonshëm të sportit të Kosovës, që, besoj me të drejtë e kam quajtur “sporti i luftës”, i pashembullt në periudhën moderne të sportit botëror përgjatë dy shekujve.

Izolimi i padrejtë i ka kushtuar dhe po vazhdon t’i kushtojë sportit të Kosovës. Hapi i humbur me vite, ka  lënë pasoja në të gjitha pikëpamjet. Kjo u pa qartë gjatë vitit që e lamë pas. Që nga niveli i skuadrave, e deri te përfaqësueset, të kapluar nga euforia, gjithçka nisi dhe u mbyll me pagëzimet “ndeshje historike”, “paraqitje historike”, “fitore historike”. Kjo eufori e kuptueshme, ishte goxha e kushtueshme, por dëshira për të dalë jashtë kthetrave të izolimit, ishte prore mbulesë e shpenzimeve.

Shenjat e para të “shpëtimit” nga “kthetrat” e euforisë u shfaqën në sportet luftarake. Kulmi i gjthë kësaj ishte Majlinda Kelmendi, e cila që nga “Londër 2012”, pse jo edhe më përpara paralajmëroi se do të jetë sportistja jonë e parë, e cila do t’i sillte Kosovës  medaljet, madje edhe ato olimpike. Kështu edhe ndodhi. Lojërat Olimpike Verore “RIO 2016”, në Brazil, sollën medaljen e artë, këndimin e himnit shtetëror dhe ngritjen e flamurit të shtetit të ri.

Pranimi i Federatës së futbollit të Kosovës në UEFA dhe FIFA, poashtu u përshkua me nje entuziazëm të paparë, por edhe me një eufori të fuqishme, e cila futbollin e Kosovës në nivel përfaqësues e shoqëroi gjatë gjithë ciklit eliminator për Botërorin e Futbollit “Rusi 2018”.

Pavarësisht gjithë kësaj pasqyre, që për mendimin tim ishte e arsyeshme dhe e kuptueshme, 2016-ta me të drejtë mund të quhet vit i sportit të Kosovës.

Tashmë gjithçka që ndodhi gjatë vitit 2016 i takon historisë. E pamë ku jemi pothuajse në të gjitha sportet. Pamë potencialin tonë, dhe gjithçka e kemi të qartë. Cilësia e sportit dhe e sportistëve tanë mori vlerësimin e merituar. Izolimi 27-vjeçar ka lënë pasoja të rënda.

Me një infrastrukturë shumë të dobët, e cila, siç u pa, nuk i plotësoi as kriteret thelbësore, sportistët tanë nuk kanë pasur mundësi të bëjnë më shumë. Mungesa e Ligjit për sport dhe e Ligjit për sponsorizim, ka lënë pasoja që sollën shuarjen e shumë klubeve sportive, sidomos në krijimin e kushteve të punës dhe më shumë se kaq, për sportistët, të cilët, edhe më tej pas veprimtarisë sportive, pa dashjen e tyre, i gjejmë të merren edhe me punën e kamarierit!

Tashmë kur është kompletuar infrastruktura ligjore, sportistët e Kosovës me të drejtë presin të shijojnë të mirat që dalin nga këto dokumente.

Mirëpo, pavarësisht se ligjet janë miratuar, pa jetësimin e tyre në praktikë, sporti nuk do të ketë kurrfarë dobie… Letra duron gjithçka! Sporti dhe sportistët kanë nevojë për donatorë.

Përqindja e miratuar për lirimin nga tatimi në fitim për donatorët, po shpresojmë të jetë e mjaftueshme, sidomos për korporatat. 30 % për sportin nuk janë për t’u nënçmuar!

Infrastruktura ligjore tash duhet t’ia hap udhët privatizimit të klubeve sportive. Shteti i Kosovës përfundimisht duhet të lirohet nga ndarja e mjeteve financiare për klubet. Investimet duhet t’i drejtojë vetëm në nivelin përfaqësues.

Me vitin 2016 sporti i Kosovës duhet t’i thotë lamtumirë euforisë!

Tash është koha t’i kthehemi realitetit dhe, që, prej tash, ne të konkurrojmë me cilësi, pa eufori.

 

(Shkrimi botohet me lejen e autorit, i cili është gazetar i sportit në “Tribuna Channel” në Kosovë)

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh