AlbanianSport.com 08.01.2017 19:50
ASNN – Gardiani i Kombëtares kuqezi, Etrit Berisha, është rikthyer në portën e Atalantës me fitore. Skuadra nga Bergamo e ka mposhtur në fushë të huaj 4-1 Kievon e Përparim Hetemajt.
Duhet theksuar se ky i fundit nuk ishte as në formacion e as në stolin e rezervave të skuadrës veroneze. Ndërkohë, Roma ka fituar po ashtu në fushë të huaj, duke mposhtur Xhenoan 1-0 falë autogolit të Armando Ixos, në minutën e 36-të.
Kurse Lacio e siguroi fitoren vetëm në minutën e 90-të, falë golit të Çiro Imobiles, ndërsa Lukas Bilja ka humbur një 11-metërsh në minutën e 31-të. Në takimin e parafundit të javës së 19-të, Milani ka mundur minimalisht Kaljarin.