Antalia bashkon 60 % të Superiores, ekipet shqiptare i falen Turqisë

Share Button

AlbanianSport.com 07.01.2017 09:45

ASNN – Turqia është padyshim një nga destinacionet më të preferuara turistike për shqiptarët dhe sporti nuk bën përjashtim. Megjithatë, siç duket, edhe për shkak të rritjes së potencialit financiar të futbollit shqiptar të klubeve, si asnjëherë më parë, më shumë se gjysma e ekipeve të Kategorisë Superiore të Kampionatit Kombëtar po përgatiten në Antalia në pritje të nisjes së gjysmës së dytë të sezionit.

I pari ishte Luftëtari, që është prej disa ditësh në kampin stërvitor turk, ndërsa Kukësi, Partizani dhe Skënderbeu mbërritën të premten. Flamurtari dhe Tirana filluan të shtunën grumbullimin dhe do të zhvendosen buzë Mesdheut. Dhe jo rastësisht, bëhet fjalë për 7 skuadrat e epërme të tabelës së renditjes, ku përjashtim bën vetëm Vllaznia, që ka zgjedhur të mos e tradhtojë Ulqinin dhe Malin e Zi.

Ndërkohë, në këtë fazë përgatitore dimërore, skuadrat janë edhe me lojtarë të rinj në përbërje siç ndodh te Kukësi, ku ka ardhur Fjevër Aniekani. Mesfushori 22-vjeçar nigerian, i cili është rritur te ekipet zinxhir të Milanit në Itali, është në provë. Me Skënderbeun është bashkuar Bruno Lulaj, i kthyer pas huazimit te Laçi. Tirana duket nuk do të vijojë bashkëpunimin me Gjergji Muzakën.

Mesfushori nuk udhëtoi me ekipin për fazën përgatitore, një shenjë se nuk është më në planet e trajneri Mirel Josa. Ekipi kryeqytetas zyrtarizoi miqësoret për këtë fazë të shkurtër përgatitore, që janë, të paktën, për momentin, dy. Bardheblutë do të luajnë më 12 janar 2017, me ekipin kazak të Akzhaikut, dhe, më 15 janar 2017, me skuadrën azere të Shamkirit.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh