Basketboll / Trepça shlyen detyrimet, mbetet në Ballkan Ligë, qetësohet Tirana

Share Button

AlbanianSport.com 06.01.2017 23:35

ASNN – Lajmi që shkaktoi frikë në ditët e para të fundit të vitit që sapo u mbyll dhe në ditët e para të këtij që sapo nisi, se Trepça e Mitrovicës mund të përjashtohej nga Liga Ballkanike e Basketbollit për Meshkuj (BIBL), nuk është materializuar dhe klubi nga Kosova do të vazhdojë të marrë pjesë. Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, organizmi që qeveris këtë veprimtari rajonale, që njihet zyrtarisht si “SIGAL-UNIQA Balkan Ligë”, ka sqaruar se Trepça e ka përmbushur gjysmën e parë të detyrimeve që ka për pjesëmarrjen e saj në BIBL dhe e ka bërë këtë përpara të skadimit të afatit që ishte sot brenda orarit zyrtar.

Kjo nënkupton se Trepca e Mitrovicës do të vazhdojë të jetë pjesë e kësaj veprimtarie dhe do të gëzojë të drejtën të luftojë për një vend në fazën e dytë, atë çerekfinale, që gjithashtu do të zhvillohet me sistem grupi. Ndeshja e ardhshme e kësaj skuadre është më 11 janar, në fushën e vet përballë Pejës. Teksa kanë mbetur edhe 3 ndeshje për t’u luajtur në grup, Trepça ka korrur 3 fitore dhe ka pësuar 4 humbje. Skuadra mitrovicase ka një mundësi për t’u kualifikuar, por duhet t’i fitojë të paktën 2 nga këto 3 ndeshje. Më herët ishte bërë e ditur se, ndërkohë që është drejt fundit faza e parë e Ligës Ballkanike të Basketbollit për Meshkuj, kjo veprimtari rrezikonte të humbte një pjesëmarrëse.

Kjo, pasi Trepça e Mitrovicës mund të përjashtohej për shkak të mospërmbushjes së detyrimeve ndaj organizmit që qeveris këtë kampionat rajonal. Një gjë e tillë ishte mësuar në ditën e fundit të vitit 2016, nëpërmjet një njoftimi zyrtar të shpërndarë për mediat. “Pas kërkesave të shumta nga ana e menaxhimit të klubit për të shtyrë një pjesë të madhe të tyre financiare detyrimet për shkak të çështjeve të ndryshme që ata parashtruan dhe lejen e dhënë nga BIBL-ja me dijeninë dhe mbështetjen e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) për mbështetjen e saj, edhe duke qenë një ekip që sapo i është bashkuar kësaj gare, për fat të keq KB Trepça i ka kaluar tashmë të gjitha afatet”, – shkruante njoftimi i mëparshëm i BIBL-së.

“Duke qenë se, më datë 30.12.2016, në ditën e fundit të punës të vitit, KB Trepça nuk arriti të vazhdojë të procedojë me atë që i kemi kërkuar, afati i fundit për të që të qëndrojë si anëtare e “SIGAL UNIQA Balkan League”, Sezoni 2016-2017, është 6 janari 2017, pra, dita e premte, deri në ora 14:00, – vijonte njoftimi. – Më pas, Liga Ballkanike do të marrë parasysh përjashtimin nga gara të KB Trepçës së Mitrovicës, me të gjitha pasojat ndaj tyre, sipas rregullave zyrtare.” Mbetej për t’u parë se çfarë do të ndodhë me klubin mitrovicas dhe se çfarë do të ndodhë me pikët që kanë marrë përballë saj ekipet e tjera të grupit B, në ndeshjet e deritanishme.

Për këtë arsye, ishte Tirana ajo që rrezikon në këtë mes, pasi skuadra bardheblu 2 nga 3 fitoret që ka arritur deri më tani në Ligën Ballkanike, i ka korrur pikërisht ndaj Trepçës. Aktualisht, Tirana është e parafundit në renditje, me 11 pikë, një më tepër sesa Trepça, që mbyll tabelën. Megjithatë, me shlyerjen e detyrimeve nga klubi i Trepçës, Liga Ballkanike do ta mbyllë fazën e parë të sezonit, atë të ndeshjeve në grupe, ashtu siç e nisi, me një numër të plotë skuadrash, 12. Kësisoj, edhe Tirana merr frymë lirisht, pasi është ende në lojë për të arritur vendin e 4-t të renditjes së grupit B, që të çon në fazën çerekfinale të kësaj veprimtarie.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh